Romani "lisi i gjakut" ("Kur fjalët vrasin")

 

Të dashur lexues,

 

unë në këtë roman interpretoj kuptueshëm përjetimet e mia të luftës dhe dua që ato ngjarje, krejtësisht të pamaskuara -, pra ashtu siç edhe kanë ndodhur - të ja sjellë lexuesit para syve.

 

Atëbotë unë u përndoqa me dhunë nga regjimi sllavë nga Kosova dhe ndodhesha në Gjermani (pra në siguri), në kohën kur Lufta frontale në Kosovë shpërtheu. Mirëpo nuk më la kurrsesi të qetë vetëdija e ime personale dhe kombëtare, nëse nuk do të merrja pjesë -, krahë për krahë me bashkëkombasit e mi - në luftën çlirimtare. Për shkak të kualifikimit tim dhe përvojës sime në sferën ushtarake dhe përsosjes së kualifikimit tim të mëtutjeshëm, mua më është dashur që detyren time si epror ushtarak sa më mirë që ishte e mundur nën ato kushte t‘a kryeja. Në mënyrë që ushtarët e mi, të cilët fare pakë apo hiç të përgatitur nuk ishin, t’i mësoja për frontin e luftës dhe sa më mirë t’i përgatisja.

 

Në pjesën e parë të romanit tim, unë e përshkruaj, se si - me dijen dhe vetëdijen time më të lartë - mundohesha, që bashkëluftëtarët e mi, sa më mirë për aktin e luftës t’i përgatisja.

 

Në pjesën e dytë, unë ja afroj lexuesit para syve ngjarjet e tmerrshme të luftës, nga vija e frontit. Ne nuk e kishim vetëm detyrën herkulesiane që armaten e okupatorit t‘a luftonim (e cila neve pothuajse në duar të veta na kishte), por ne edhe nga eprorët tanë „më të lartë“ ushtarak u tradhëtuam-nga ata, të cilët vetveten -,si sëmundje patologjike - me „komandantë“ e titullonin. Si pasojë e atij defekti; ç’do furnizim u pezullua dhe nuk u realizua dot. Dhe si rezultat i asaj dukurie fort negative; luftëtarët e lirisë nuk kishin as se çfarë të hanin e as të pinin, përderisa, paralelishtë dhe në të njëjtën kohë, „komandantët“ e vetëquajtur, të cilët pjesërisht edhe analfabet ishin, e kalonin një jetë relativisht të mirë dhe të begatshme.

 

Disa ushtarë u plagosën, besa edhe jetën e tyre e dhanë, jo për shkak të sulmeve të papërballueshme të armikut, por prej garnatahedhjeve të vetë ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dhe jo se togu pëgjegjës i artilerisë, atëbotë, ushtarët e mi qëllimisht i granatonte-jo, jo kurrsesi: Duke e ditur se ne kundër armikut dhe jo kundër njëri-tjetrit po luftonim. Por sepse ajo togë e artilerisë, atëherë, ndodhej nën komandën e protagonistëve që i përmenda më lart-pra të pakualifikuar.

 

Të nderuar miq, unë quhem Arber Shabanaj dhe isha eprori i parë-direkt, kryesor dhe i autorizuar -, në vijen e frontit, në Betejën e Pashtrikut, gjatë Luftës së Kosovës - i heroit të rënë në luftë për lirinë e Kosovës, i Astrit Sulit. Detyra ime në luftë ishte me sa vijon: Komandant i Togës së I-rë, të Kompanisë së II-të, TF3, Brigada 128 - PASHTRIKU. Pra isha epror i një kontingjenti ushtarak, i cili përbëhej nga 31-luftëtarë. Kurse përgjatë konfliktit të armatosur, në vijim të frontit (në luftë e sipër) -, në atë situatë të jashtëzakonshme, mua më janë bashkëlidhur edhe dy togje të tjera të luftës: Toga e Ahmetit dhe ajo e Avniut, ngaqë ky i fundit vetëmse ishte thyer nga forcat e armikut dhe dashkësh të tërhiqej - pra, unë, në fakt automatikisht operova si komandant i kompanisë. Këto i dëshmojnë dhe i vërtetësojnë arkivi ushtarak i frontit të Luftës së Kosovës ashtu edhe faksimilet e Shtabit të Përgjithshëm të TMK-së (Shefi i Departamentit dhe Kryetari i Komisionit).

 

Kur pati shpërthyer Lufta në Kosovë, unë jetoja në Gjermani, ku e kisha siguruar një jetesë me standarde më të frytshme; kam qenë në marëdhënie pune, kisha banesën time dhe qëndrim të siguruar. Pra unë i pata pasur të gjitha. Por vetëdija e ime personale dhe kombëtare dhe vetë talenti im në sferën ushtarake, më drejtuan për në frontin e luftës. Kështu që, unë, në luftë shkova në mënyrë vullnetare dhe atje u instalova si epror i kualifikuar ushtarak.

 

Kur Lufta e Kosovës dhe akti im i luftës qenë kryer, unë u ktheva mbrapa, në Gjermani, aty ku edhe pata qenë i vendosur, meqenëse mua -, në radhën e parë - më duhej të merresha me plagën që e kisha marrë në luftë dhe me sëmundjen e rëndë në mushkëri, të cilën po ashtu lufta ma pati dhuruar. Pra, të kontrollohesha më tutje dhe të mjekohesha. Dhe unë nuk kategorizohem nën speciet e atyre individëve, të cilët me fanatizëm dhe me dëshirë të flaktë, veten e tyre me „komandantë“ e titullojnë! Pjesa dërmuese e të cilëve patën marrë pjesë në „luftë kundër plazhit të Durrësit“ e „kundër klubeve të Tiranës“. E në kohën e paqes, në emër të ligjit të dhunës - të t’fortit pra -, do t’ia merrnin popullatës edhe kafshatën e gojës. Në fakt, Kosova, ka akoma më tepër „komandantë“, sesa fabrika! Përderisa Hamburgu, si qytet, i ka afër 1.800.000 banorë, e Kosova e përvuajtur - si shtet para së gjithash -, për fat të keq, sot, në tërësi, ndoshta as kaq banorë nuk i ka!

 

Unë, si shkrimtar dhe luftëtar i lirisë, jam kronist, dëshmitar, jo misionar i një botëkuptimi të caktuar.

 

Falënderime të përzemërta.

 

Arber Shabanaj

 

 

Kryevepra - mbi "Frontin e Pashtrikut" - nga Lufta e Kosovës Beteja e vërtetë e Pashtrikut:

 

 

https://www.wattpad.com/myworks/374788458-lisi-i-gjakut-kur-fjal%C3%ABt-vrasin-roman

 

https://www.botimetagora.com/botimi/lisi-i-gjakut-arber-shabanaj/

 

https://www.revistatime.al/autori-i-romanit-lisi-i-gjakut-arber-shabanaj-ne-nje-rrefim-ndryshe/

 

https://www.epubli.com/shop/lisi-i-gjakut-9783758455957

 

https://alb-spirit.com/2024/12/29/xhovan-komoni-shenime-mbi-romanin-lisi-i-gjakut-te-arber-shabanajt/

 

https://www.gazetatema.net/kulture/lisi-i-gjakut-kur-fjalet-vrasin-i471351

 

https://www.bulevardnews.com/2024/12/15/nje-liber-qe-duhet-lexuar-te-pakten-nje-here-ne-jete/

 

https://prointegra.ch/arber-shabanaj-lisi-i-gjakut-roman/

 

https://www.botasot.info/kultura/2273603/nje-liber-qe-duhet-lexuar-te-pakten-nje-here-ne-jete/

 

https://www.facebook.com/story.php/?story_fbid=122119038746045526&id=61551365799350&_rdr

 

https://fjala.info/lisi-i-gjakut-kur-fjalet-vrasin/

 

https://www.youtube.com/watch?v=nmUTqeT4AuI

 

https://www.youtube.com/watch?v=0ZtQmZbvAqI

 

https://www.youtube.com/watch?v=g-EsrvgX3yg

 

https://www.youtube.com/shorts/ayGg1Tf0HOU

 

https://www.youtube.com/watch?v=mr0hVTmHtvM

Homepage

Arber Shabanaj - jembiter liber
XXXXXXXXstr. XX
Wuppertal

Hier finden Sie uns

Kontakt

Rufen Sie einfach an unter

 

015X XX XXX XXX

 

oder nutzen Sie unser Kontaktformular.

Druckversion | Sitemap
© Homepage