Disa rrjeshta mbi romanin tim të botuar, i cili titullohet „Me Mua“: Parathënie/Përmbajtje/Expozé

 

Shumë të nderuar zonja dhe zotërinj,

 

më lejoni, të ju prezentoj romanin tim të botuar. Në fushë të letrave është ndër veprat e para të mia, por jo vepër e jetës s‘ime. Se një tjetër vepër, si një ndër komandantët e një njësie të UÇK-së në Kosovë, unë me shokë, e kam shkruar gjatë luftës për liri.

 

Romanin e kam titulluar „Me Mua“. Pra është ky një ditar i atyre ditëve të zjarrta, kur rinia kosovare - e jo vetëm ajo - hodhi pushkën në sup, e japi edhe jetën, që të zbohej nga vatrat uzurpatori shekullor serb dhe liria të përflakte çdo zemër shqiptare.

 

Siç edhe do ta lexoni, vepra ka shumë jetë, shumë dashuri, e mbi të gjitha shumë vërtetësi. Detyra ndaj Kosovës së robëruar, me sakrificën sublime e heroizmin, janë të shkrira organikisht dhe bëjnë apel, sidomos për brezat që do të vijnë, që kurrë, në jetë të jetës, të mos harrojnë kalvarin shekullor të Kosovës për të mbrritur tek liria e pavarësia.

 

Si dëshmitar e protagonist i atyre ditëve të zjarrta, unë, si autor, nuk lë të paidentifikuar asnjë problem. Edhe pse mbajta në beteja flamurin e UÇK-së, edhe pse isha komandant i një njësie luftarake, e cila ka shkruar me gjakun e dëshmorëve historikun e saj të lavdishëm, unë kam kurajon të ngrisë zërin e të themë disa gjëra për komandën eprore, se si disa punë e veprime duhej e mund të ishin bërë më mirë.

 

Gjethsesi unë, si komandant i ri në moshë, por jo në mendime, jamë krenar për çfarë kam bërë unë me shokët e mi. Këtë, përmes faqeve të librit, lexuesi e ndjen - siç e ndjen edhe modestinë - se çdo kush, që kishte në deje gjak shqiptari, këtë sakrificë ia kishte borxh Atdheut dhe Kosovës.

 

Ngadalë po mbushen dy dekada, qëkurë Kosova është „e lirë“, edhe pranverat e para kjo tanimë i celebron  si „e pavarur“. Në varret e të rënëve ka veç lule të freskëta. Kështu do të ketë në çdo stinë të vitit. Janë këto lulet e shpirtit të Kosovës, që për të rënët nuk do të vyshken kurrë.

 

Të gjitha këto unë si autor i kam thënë e mendoj se kjo nuk është pakë.

 

Librin tim e karakterizon puna e ime profesionale në sferën e literaturës dhe këtë e shoqëron një gjuhë e lartë, e kulluar Shqipe. Duke ditur se historiati i kombit tonë, shumë të çmueshëm Shqiptar, tanimë nuk trashëgohet vetëm gojarisht, por fatlumësisht ky transferohet edhe me shkrim, kështu në romanin tim janë të interpretuara në formën më të drejtë të vërtetat e pathëna, të cilat kanë ngelur në pluhurin e harresës. Por jamë i bindur se ky kapitull historik, kaq kapital, i emërtuar si panteon i një kombi, nuk lejohet kurrë të tretet në pluhurat e harresës. Sepse vetëm kështu mundemi njëherë dhe përgjithmonë të mësojmë nga gabimet.

 

Libri përbën një kontribut jo të papërfillshëm për historikun e Luftës Çlirimtare të UÇK-së e të Kosovës martire dhe, si i tillë, ky do të çmohet nga lexuesit që do ta marin në duar. Ky roman kushton 5,90 Euro dhe mund të porositet te autori.

 

Me nderime dhe respekt

Arber Shabanaj

Hier finden Sie uns

Homepage
Cronenbergerstr. 181
42119 Wuppertal

Kontakt

Rufen Sie einfach an unter

 

0151 58 332 502

 

oder nutzen Sie unser Kontaktformular.

Druckversion Druckversion | Sitemap
© Homepage