Shumë të nderuar zonja dhe zotërinj,
ngjarjet në këtë roman, si në pjesën e parë poashtu edhe në atë të dytë, e kanë të gjitha farën e së vërtetës. Pra, nuk janë të trilluara. Si të tilla, janë pjesë e jetës së personazheve, por mund të jenë edhe ngjarje që ju kanë ndodhur edhe juve, të dashur lexues.
Këto zhvillohen kryesisht në qytetin Wuppertal të Gjermanisë - ku jeton edhe personazhi kryesor i romanit, Elani - dhe në qytete të tjera të populluara nga emigrantët kosovarë.
Përgjatë leximit në këtë roman, lexuesit i afrohen arenat e të buzëqeshurit, mundësitë për të mrekulluar shtjellimin dhe dëfrimin e ndjenjave.
Në njërën epokë, lexuesi takohet me ngarkesën rezolute financiare - këtë të cilen, anëtarët e familjes së vetë, ia imponojnë personazhit kryesor të veprës -, për të blerë ky një shtëpi në Gjakovë dhe për të rirregulluar `thesin´ shumë të grisur financiar të familjes.
Ndërsa në etapën tjetër kohore, lexuesi inaugurohet në lidhjen intime të Elanit, të cilit, përmes intrigave, i imponohet të takohet dhe të bashkohet me një femër tejet të komprementuar kosovare. Kjo, e cila, me ndihmën e turpit kirurgjik, kryen të qepurit e organit urogjenital për të hyrë si „e virgjër" në fejesë e në martesë me burrin e ardhshëm.
Përderisa nuk janë ngjarje të trilluara, këto nuk janë as të zbukuruara.
Në pjesën e parë, shumë nga personazhët, edhe pse kanë emra e janë të identifikuar, mbajnë maska, përtej të të cilave janë fytyrat e vërteta. Prandaj, edhe Elani pyet më shumë vetën, se autorët e maskaradës: “Kush je ti?”
Ky ecën në rrugën drejt zbulimit të maskave.
Këtu, informacionet vendimtare interpretohen shpeshherë vetëmse kalimthi dhe këto i destinohen lexuesit, i cili është i begatuar me afinitetin për të lexuar edhe ndërmjet rrjeshtave.
Në pjesën e dytë të romanit Qielli do të vijë duke u kthjelluar, edhe pse ngjarjet do të kulmojnë e ashpërsohen përgjatë zbërthimit të karaktereve.
Tekstet që e themelojnë këtë vepër, i karakterizon një gjuhë Shqipe e lartë dhe e begatshme. Besoj se qeshë i domosdoshëm në këtë prolog - ekspozé.
Do të më viente shumë mirë, nëse do të kuptoja se puna e krijimtarisë s‘ime letrare akceptohet pozitivishtë nga ju, meqenëse juve kjo ju pëlqyen dhe ju argëton. Nëse vepra e ime ju impresionon për t‘a lexuar në tërësi, me dëshirë ju informoi se ju romanin e sipërpërmendur mundeni te unë të e porosisni. Pjesa e parë e romanit kushton 19,90 Euro, kurse pjesa e dytë 21,70 Euro.
Me nderime dhe respekt
Arber Shabanaj